Çerekfinalja e Botërorit të xhudos, mposhtet Nora Gjakova

Nora Gjakova ka humbur në çerekfinale të Kampionatit Botëror të Xhudos.

Sport

22/09/2018 11:32

Nora Gjakova ka humbur në çerekfinale të Kampionatit Botëror të Xhudos në Baku të Azerbajxhanit, pasi u mposhtur nga Christa Deguchin e Kanadasë të shtunën.

Nora nuk mundi ta vazhdojë serinë e fitoreve fantastike duke u mposhtur në çerekfinale nga xhudistja kanadeze në kategorinë deri 57 kilogramë, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, Nora do të ketë mundësi ende të luftojë për medalje.

Ajo do ta sfidojë xhudisten nga Koreja Jugore Youjeong Kwon në gjysmëfinale të Repechage.