Cerci përfundon në Turqi

Alessio Cerci ndiqej edhe nga ekipe të tjera por ka përfunduar në Turqi.

Sport

17/08/2018 12:34

Torino zyrtarizoi afrimin e Koffi Djidji nga francezët e Nantes.

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë u transferua në Itali në formë huazimi me të drejtë blerjeje. 24-vjeçari prej 5 vitesh ka luajtur me fanellën e Nantes, ku ka spikatuar në aftësitë e tij mbrojtëse.

Lajmi për afrimin e Djidji u njoftua në faqen zyrtare të klubit granata dhe nga vet presidenti Urbano Cairo, i cili e cilësoi 24-vjeçarin si një lojtar mjaft të rëndësishëm për repartin e prapavijës.

Alessio Cerci ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin turk Ankaragücü.

31-vjeçari italian ishte një lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Veronan.

Sipas të njëjtave burime, ish-lojtari i Torinos dhe Atleticos sw Madridit, do të përfitojë rreth 1.1 milionë euro në vit.

Alessio Cerci ndiqej edhe nga ekipe të tjera, ku më tepër e interesuar për të kanë qenë skuadra tjetër e kampionatit turk, Bursaspori.