Centrali më i madh diellor në botë ndërtohet në Kaliforni

Një tjetër central diellor gjigand është ndërtuar në tokat e shkreta të Kalifornisë, duke e marrë kështu titullin ‘centrali më i madh diellor në botë’.

Auto & Tek

02/12/2014 16:17

Centrali, i quajtur Topaz, filloi funksionimin kohët e fundit pasi përfundoi me sukses fazën e parë të prodhimit prej 40-megavatëve energji, duke u bërë kështu centrali i parë diellor në SHBA që mund të prodhojë më shumë se 500 megavat energji.

I vendosur në San Luis Obispo në Kaliforni, Topaz përbëhet nga nëntë milion panele diellore nëpër 9,5 kilometra katrore tokë, transmeton Lajmi.net.

Përderisa ky central gjeneron shumë energji, ai nuk përdorë pasqyra për të marrë energjinë e diellit, por panele diellore fotovoltaike.

Ndërtimi i këtij projekti $2.5 miliardë dollarësh filloi dy vite më parë, por nuk ishte parashikuar se do të përfundonte deri në fillim të vitit të ardhshëm. Kompania prapa këtij projekti, First Solar, tha se centrali duhet të gjenerojë 550 megavat energji, që është e mjaftueshme për furnizim të rreth 160,000 shtëpive mesatare.

Për më tepër, ky central do të largojë 377,000 ton dioksid karboni çdo vit nga vendi, transmeton Lajmi.net.

Topaz mund ta mbajë titullin e centralit më të madh diellor kur të arrijë kapacitetin e plotë vitin e ardhshëm, kapacitet ky i cili do të prodhojë 580 megavat energji elektrike.