Çëndrim Ramadani dënohet 175 vjet burg për terrorizëm

Dy bashkëpunëtorët e tij në aktin terrorist të marsit 2014 janë dënuar me 179 vjet e 6 muaj gjegjësisht 124 vjet e 6 muaj burg.

Lajme

15/06/2016 17:21

Për vrasjen në një pritë të tre personave, dy nga të cilët policë, shqiptari i rritur në Zvicër (Brugg AG) Çëndrim Ramadani nga një gjykatë turke në Nigde është dënuar me 174 vjet e gjashtë muaj heqje lirie ose me burg të përjetshëm të pesëfishtë.

Prokuroria kishte kërkuar për të 285 vjet e gjashtë muaj burg!

Siç njoftojnë mediat turke, bashkëpunëtorët e tij në aktin terrorist të marsit 2014 janë dënuar me 179 vjet e 6 muaj gjegjësisht 124 vjet e 6 muaj burg, përcjell albinfo.ch.

Veç kësaj, ata duhet të paguajnë nga një gjobë prej 225.000 lirash (rreth 74 mijë franga) secili.

Burgu të cilin do ta mbajnë ata konsiderohet burg i rëndë që nënkupton se ata do të mbahen nëpër qeli të vetmisë dhe mund të kenë kontakte shumë të kufizuara me të tjerët.