‘Çënari’ i komenton në shqip Almeda Abazit pranë kësaj fotografie

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman sot festojnë përvjetorin e katërt të lidhjes.

ShowBiz

10/12/2018 17:47

Me rastin e përvjetorit të katërt të lidhjes ishte Almeda ajo e cila përmes një statusi në rrjete sociale, e uroi Tolgën, shkruan lajmi.net.

“Urime përvjetorin e katërt, dashuria ime. 10.12.2014 – 10.12.20”, ka shkruar ajo.

Mirëpo ajo çfarë mund të ju ketë ikur ka qenë komenti i ‘Çënarit’ pranë postimit të gruas së tij shqiptare, Almeda Abazit. Aktori turk ka zgjedhur t’ia shprehë dashurinë në gjuhën shqipe.

‘’Të dua shumë’’, ishin fjalët e Tolgahan Sayismanit nën foton ku çifti shihen të përqafuar.

Duhet kujtuar se kjo foto është shkëputur nga paraqitja e tyre në ‘DWS’./Lajmi.net/