Celularin apo seksin, kë preferojnë femrat?

Sot femrat gjithnjë e më shumë haptazi pranojnë që e duan seksin dhe kënaqen me të, ndërkaq disa gjërave të tjera u japin më shumë përparësi. Hulumtimi më i ri, të cilin e ka bërë kompania AVG technologies, zbulon që femrat më shumë preferojnë magjitë e teknologjisë moderne sesa epshin e zjarrtë në krevat.

Lifestyle

23/07/2014 22:35

Në hulumtim kanë marrë pjesë 4.000 femra nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Brazili dhe Amerika, ndërkaq më shumë se gjysma e tyre kanë deklaruar që më me dëshirë do të hiqnin dorë nga seksi sesa nga telefoni i tyre mobil.

Ky zbulimi i ka befasuar hulumtuesit, mirëpo duket që femrat aq shumë janë mësuar me aparatet e tyre teknologjike, sa që tani vështirë e kanë të jetojnë pa to.

Psikologët kanë sqaruar që shumica e njerëzve bashkëkohorë me kalimin e kohës kanë zhvilluar një lloj të caktuar varshmërie, kur është fjala për telefonat. Gjatë këtij hulumtimi është zbuluar edhe që femrat goxha shumë i shfrytëzojnë të gjitha këto përparësi të rrjeteve shoqërore.

Ç’është e vërteta, rreth 35 për qind e të anketuarave e përdornin Facebook-un, Twitter-in dhe rrjetet e tjera shoqërore, për t’i kërkuar partnerët potencialë para se të dalin në takim me ta.