Celulari shpërthen flakë, shkak mund të jetë vendosja e gabuar e baterisë (Video)

Një telefon celular filloi të nxirrte flakë, duke tmerruar edhe vetë punëtorin i cili po tentonte t’i ndërronte baterinë.

Auto & Tek

30/01/2018 16:18

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, edhe pse nuk dihet se për çfarë lloji të celularit bëhet fjalë, raportohet se bëhet fjalë për një markë kineze.

Raportet thonë se celulari ishte dërguar për një zëvendësim të baterisë.

Flakët vazhdojnë për disa sekonda para se të shkatërrojnë gjithë telefonin celular, por fatmirësisht askush nuk u plagos gjatë këtij incidenti.