Celulari që paloset i Samsung do të bëhet realitet këtë vit

Samsung duket se ka qenë duke punuar që një kohë në një celular që mund të paloset dhe mund ta lansojë atë këtë vit, thuhet sipas një raporti nga Korea.

Auto & Tek

12/01/2017 18:15

Gjiganti elektronik është duke punuar në një celular me ekran fleksibil që paloset për t’u hapur dhe mbyllur, raporton Korea Herald.

Sipas këtij raporti, Samsung pritet që të prodhojë më shumë se 100,000 copë celularë të tillë në tremujorin e tretë të këtij viti, transmeton Gazeta Express.

Samsung nuk u përgjigj ndaj këtij raporti nga Korea.