Celulari që mbushet vetëm një herë në javë

Telashi për ta mbushur çdo herë celularin me energji mund t’i mbetet tashmë të kaluarës.

Auto & Tek

23/11/2015 17:01

Shkencëtarët britanik kanë krijuar një material i cili e zëvendëson ekranin prej qelqi në celularë, tabletë dhe orë të mençura, dhe që nuk përdorë rrymë – që do të thotë se do të mund të mbushet një herë në javë.

Zbulimi është i rëndësishëm për shkak se më shumë se 90% e baterisë së pajisjeve shpenzohet për të ndriçuar ekranin, transmeton lajmi.net.

Firmat e teknologjisë tashmë janë të fokusuara për përmirësimin e jetës së baterisë. Por, ekspertët britanik thonë se përmirësimi i pjesës kryesore që e thithë më së shumti baterinë mund të jetë çelësi kryesor.

Inxhinieri nga Universiteti i Oksfordit, Dr. Peiman Hosseini, i cili e shpiku materialin, tha për Sunday Telegraph: “Duhet t’i mbushim pajisjet çdo natë. Por nëse kemi një qelq të mençur, ne mund t’i mbushim ato vetëm një herë në javë”.

Shpikja përdorë pulset elektrike për të krijuar ekrane që nuk kërkojnë rrymë dhe që mund të shikohen edhe në rrezet e diellit. (lajmi.net)