Celulari që hapet me tatuazh

Fjalëkalimet e sigurisë që i vendosni për ta siguruar celularin tuaj janë shpesh të mërzitshëm, apo jo? Por, ju tani mund të merrni një "tatuazh" i cili sinkronizohet me celularin tuaj dhe ju lejon që ta hapni atë, vetëm me një trokitje të lehtë.

Auto & Tek

29/06/2014 18:15

Tani ju mund të merri një tatuazh në dorën tuaj, tatuazh kjo e cila pastaj sinkronizohet me një celularë Moto X, dhe më pas bën që celulari juaj të hapet me vetëm një trokitje të lehtë.

Llojet e tatuazheve vijnë nga Vivalink, pjesë e laboratorit ATAP të Motorola, i cili ishte bashkuar plotësisht me Google. Aplikoni një tatuazh në krahun tuaj ose në këmbë, ku të dëshironi, dhe pastaj sinkronizone atë me celularin tuaj Moto X për ta zhbllokuar.

Kur vjen koha për ta përdorur celularin, vetëm afrojeni afër celularit tatuazhën dhe celulari juaj do të hapet shumë shpejtë.

Është vetëm një trokitje e lehtë kundrejt fjalëkalimeve të gjata dhe të mërzitshme. Paramendoni se sa kohë do të kurseni.