Celulari që e mban baterinë 15 ditë lansohet muajin e ardhshëm (Foto)

Nëse dikush do t’ju thoshte se muajin tjetër do të lansohet një celular i cili mund ta mbajë baterinë për një javë të plotë, pa pasur nevojë për ta rimbushur, sigurisht se do të qeshnit.

Auto & Tek

14/12/2015 16:41

Por, çfarë nëse ne do t’ju thoshim juve se do të lansohet një celular i cili do të mund ta mbajë baterinë jo një javë, por dy?

Në fakt, kjo pritet të bëhet. Oukitel është një emër që ju sigurisht nuk e keni dëgjuar më parë, por që më nuk do ta harroni. Kjo kompani nga Kina, që është prodhues i celularëve, sapo ka njoftuar se celulari i ri i quajtur K10000, dhe që do të ketë sistem Android, do të jetë në gjendje që të kalojë 15 ditë pa u rimbushur fare me energji, transmeton lajmi.net.

Nëse jeni përdorues i iPhone ose Samsung Galaxy, e dini se celulari juaj nuk mund ta mbajë baterinë as 15 orë, se lëre më 15 ditë.

oukitel_k10000

Celulari përmban një bateri të madhe 10,000 mAh, por bateria nuk është e vetmja që do ta mundësojë këtë jetëgjatësi të celularit. Celulari vjen me disa komponentë të cilët janë shumë “të shoqërueshëm” me baterinë, krahasuar me pjesët e celularëve të tjerë të cilët “e hanë” baterinë.

Celulari pritet të fuqizohet nga një procesor 1GHz MediaTek, i cili do të mbështetet nga 2GB RAM. Modeli i rrallë pritet të ketë një ekran 5.5 inç me një rezolucion 720p, një kamerë mbrapa 8MGP dhe një kamerë para 2MGP, 16GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave, mbështetje për mikro-kartë SD dhe versionin Android 5.1 Lollipop.

Përveç këtyre veçorive, celulari peshon vetëm 184 gramë, që do të thotë se është më i lehtë se një iPhone 6S Plus. Celulari pritet të ketë një çmim global prej 300 euro, me porositë që është caktuar të fillojnë më 21 janar, 2016. /lajmi.net