Celulari me dy ekrane i gatshëm për t’u blerë nga sot

Prodhuesi i celularëve Yota më në fund ka zbuluar çmimin dhe detajet e porositjes së versionit të dytë të celularëve, YotaPhone 2, gjashtë muaj pas lansimit të tij në Evropë.

Auto & Tek

20/05/2015 18:38

Sipas Venturebeat, YotaPhone 2 do të fillojë të shitet që nga muaji gusht dhe do të jetë në dispozicion në ngjyrë të zezë ose të bardhë me një çmim special prej 500 dollarë amerikan.

Klientët në SHBA do të kenë mundësinë që shumë shpejtë ta kenë në duar celularin e shumëpërfolur, transmeton Lajmi.net.

Përveç se ka një ekran me prekje në të dy anët e tij, kompania ruse thotë se celulari mund ta mbajë baterinë për disa ditë vetëm pas një mbushje të vetme.

Së pari i gatshëm vetëm për në Evropë, tani ky celularë është i gatshëm edhe në SHBA.