Celulari juaj ka më shumë baktere se një tualet

Ai është shumë i dashur për ne. Sa hapim sytë shumica nga ne kontrollon se çfarë ka ndodhur në rrjetet sociale, apo mesazhet që ka marrë.

Lifestyle

18/01/2016 02:00

Megjithatë sipas studimet e fundit kanë treguar se telefonat celularë përmbajnë më shumë baktere se tualeti. Madje, midis tyre mund të përfshihen baktere të rrezikshme, të cilat shkaktojnë sëmundje, si: Ecoli dhe Stafilokoku.

E këshillueshme është që të paktën njëherë në ditë ju ta pastroni telefonin tuaj celular me spruco të bëra enkas për sipërfaqet e celularit, të cilat janë pa alkool dhe kundra mikrobeve. Duke e dezinfektuar celularin evitoni kështu transferimin e mikrobeve nga ai tek ju.