Celulari japonez që lejon përdoruesit të blejnë gjëra me sy

Të gjithë janë mahnitur nga mënyra e blerjes online me vetëm një prekje të gishtit me sistemet e ndryshime si Apple Pay, por njerëzit në Japoni kanë filluar të blejnë gjëra me sytë e tyre.

Auto & Tek

13/05/2015 18:25

Kompania e telekomunikimit në Japoni, NTT Docomo, zbuloi disa celularë ku përfshihej një i Samsung, një i Sharp dhe një i Sony.

Por, njëri prej tyre – i quajtur Arrows NX F-04G – qëndron jashtë këtij grupi. Ky celularë është celulari i parë në botë që përdorë njohjen përmes syrit, transmeton Lajmi.net.

arrows-nx-iris-scanning-smartphone-japan1

Ndryshe nga mundësitë e tanishme që celulari ta njohë përdoruesin e tij përmes shenjave të gishtit, përdoruesit tani do të jenë në gjendje që t’i hapin celularët dhe të blejnë gjëra vetëm duke shikuar direkt në kamerën e përparme të celularit.

Më poshtë mund ta shihni videon që tregon këtë celularë: