Celulari i Nintendo (Video)

Ka pasur një numër konceptesh të celularit të përfolur Nintendo përgjatë shumë viteve, duke përfshirë edhe disa dizajne tepër të bukura.

Auto & Tek

09/08/2015 10:45

Por, ky dizajn i fundit duket të jetë më i bukuri, që është inspiruar nga Android dhe Nintendo.

I krijuar nga Curved Labs në Gjermani, koncepti i celularit të Nintendo duket si një celularë standard i Android, transmeton Lajmi.net.

Por, të fshehur në skajet e celularit janë dy kontrollues tradicional të Nintendo, duke i dhënë kështu pajisjes një pamje mjaft të bukur që kompania duhet ta konsiderojë.

Nintendo pati njoftuar se do të përdorë sistemin Android për të prodhuar konzolën e ardhshme. Por, me planet aktuale që ka kompania, vështirë se një celularë i tillë do të bëhet realitet. (Lajmi.net)