Celina shënon dy gola ndaj Bayernit

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, i cili luan për të rinjët e Manchester Cityt, Bersant Celina ka shënuar dy gola në ndeshjen e sotme kundër të rinjve të Bayernit.

Sport

25/11/2014 21:42

Të rinjët e Manhcester Cityt, kanë shënuar fitore bindëse kundër Bayern Munich me rezultat 6-0 në Youth Champions League.

Bersanti shënoi dy herë në këtë takim, ndërsa njëri nga golat e tij ishte shumë i bukur.

Golat në këtë takim, Bersanti i shënoi në minutën e 29’ dhe në minutën e 87’. Kjo është një gjë shumë e mirë për sportin tonë, ndërsa Bersanti si duket pritet të jetë e ardhmja e futbollit kosovar.