Celina refuzon Pep Guardiolën

21-vjeçari te Ipwich Towni është huazuar nga Manchester City.

Sport

07/11/2017 12:39

Bersant Celina ka deklaruar se është i lumtur tek Ipswich Town dhe nuk do të kthehet gjatë muajit janar te skuadra e Manchester Cityt.

21-vjeçari te Ipwich Towni është huazuar nga Manchester City. Në Championship, këtë edicion në 11 paraqitje ka shënuar pesë gola.

“Do të jem këtu për aq kohë sa të mundem. Unë jam i lumtur. Grupi i lojtarëve është shumë i mirë dhe ndiej kënaqësi të luaj këtu. Janë të mahnitshëm, të gjithë miq të mirë që luajnë për ekipin dhe kjo mund të jetë e pazakontë në futboll”, ka thënë Celina për “eadt.co.uk”.