Celina, profesionist i Man Cityt

Mesfushori i talentuar kosovar Bersant Celina ka nënshkruar kontratë trevjeçare profesionale me kampionin e Premierligës, Manchester City.

Sport

15/05/2014 16:56

Talenti kosovar Bersant Celina ka nënshkruar kontratë trevjeçare me kampionin e Premierligës, Manchester City.

Reprezentuesi i Kosovës arriti marrëveshjen e parë profesionale me gjigantin nga Etihad. Lajmi është bërë i ditur nga babai i futbollistit, Eduard Celina.

“Bersanti ka arritur marrëveshje dhe do të bëhet futbollist profesionist i Manchester Cityt nga 1 korriku”, deklaroi ai për Drammen Tidende.

“Synimi i tij tani është që të përfshihet në skuadrën e parë për shembull në një ndeshjet e fazave të hershme të kupës”, shtoi ai.

Celina – futbollist i grumbulluar në ekip nga selektori i Kosovës, Albert Bunjaki për ndeshjen e parë miqësore kundër Haitit – ishte një prej lojtarëve më të dalluar në ekipin Manchester City U-18, gjatë këtij sezoni, para se të pësonte një lëndim.