Celina ndërron skuadër, transferohet në Bundesligë

Werder Bremen po bëhet gati t’i bëjë një ofertë Manchester Cityt për anësorin kosovar Bersant Celina, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Sport

18/01/2018 19:32

Në një raport të veçantë, ‘The Sun’ bën të ditur se Celina mund të ndryshojë skuadër këtë afat kalimtar.

21 vjeçari që ka impresionuar në Championship te Ispwich Town me tetë gola të shënuara, po kërkohet nga Werder Bremen.

Celina është i huazuar te Ispwich, por një ofertë serioze e Werder Bremen, mund të bëjë që t’i ndërpritet huazimi për të provuar një aventurë të re në Bundesligë.

Përveç Bremen, të interesuar për Celinën janë edhe Espanyoli dhe Torino./Lajmi.net/