Celina gëzon të gjithë tifozët e Kosovës

Bersant Celina thotë se është krenar që përfaqëson Kosovën.

Sport

10/11/2016 13:24

Bersant Celina nuk dyshon se vendimi i tij për të luajtur për Kosovën në vend të Norvegjisë ishte i drejtë.

Ai ka dhënë një intervistë për “Sky Sports” ku ka theksuar se ndihet krenar që përfaqëson Kosovën.

“Jam shumë krenar dhe natyrisht se edhe familja është krenare që kam marr vendimin për të luajtur për Kosovën. Deri tani ka qenë shumë mirë. Është e mrekullueshme përkrahja e tifozëve dhe njerëzve tjerë. Kemi lojtarë të talentuar dhe skuadër të fortë ”, ka thënë Celina për Sky Sports, përcjell “Lajmi.net”.

“Pasioni tek ne është ndryshe nga të tjerët për shkak të asaj se nëpër çfarë ka kaluar vendi dhe familjet tona”, ka shtuar sulmuesi kosovar. Unë kam lindur në Kosovë, por ne ikëm për në Norvegji kur unë isha dyvjeçar, atëherë sapo kishte filluar lufta”, ka thënë Celina.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.