Celina flet për Kosovën, Cityn dhe Guardiolan – Lajmi.net
Celina flet për Kosovën, Cityn dhe Guardiolan
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Lajme futbolliPremier LeagueSport 19:53, 24 December 2016
Ylli kosovar, Bersant Celina ka folur rreth sezonit të tij me Twenten, lidhjen me Kosovën, si dhe shpresat e tij për të bindur Pep Guardiolan.

Një nga gjërat e para që Bersant Celina bëri kur u bashkua me ekipin holandez, Twente në huazim ishte që të barte numrin 10-të në fanellë.

Nga frika se pritshmëritë e fansave në këtë rast mund të jenë të mëdha për 20 vjeçarin, drejtori sportiv i klubit, Ted van Leeuwen, e pyeti “A je i sigurt për këtë?”.

Për Celinën, që kishte numrin 59 te City, një gjë e tillë nuk i sillte kokëçarje, përkundrazi.

Twente kishte humbur paraprakisht një nga talentët më të mëdhenj në futbollin holandez, Hakim Ziyech, i cili u transferua te Ajaxi, dhe Celina besonte se ai ishte personi i duhur që të barte numrin e marokenit.

Dhe pasi kishte shënuar tre gola në tri paraqitjet e para, kosovari e bëri dalëngadalë këtë fanellë për veti, duke shënuar në debutim vetëm pas 11 minutave ndaj Heerenveenit.

I pyetur nëse kjo i jep presion, ai është përgjigjur se ky numër i jep besim.

“Më jep vetëbesim kur e veshi atë, dhe e shoh se ka presion, por mendoj se njerëzit mund ta shohin se jam mjaftueshëm i mirë për ta bartur atë. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe të jem i mirë”, është shprehur Celina, për M.E.N Sport.

Duke luajtur para 30 mijë fansave në stadiumin “De Grolsch Veste”, Celina e kishte kuptuar shpejtë se ky nuk ishte një huazim i zakonshëm. Dhe ai gjithashtu e kishte ditur para se shkonte në Twente se atje do të gjente edhe të rinj të Cityt, Enes Unal dhe Yaw Yeboah.

Kjo treshe ka shënuar 17 nga 27 golat e këtij sezoni, dhe miqësia e tyre jashtë fushës ka ndihmuar Twenten që të përmirësohet nga sezoni i kaluar.

“Kur e dija se ata janë këtu, nuk kam menduar se është më e sigurt që të vija, por kjo ishte pozitive pasi e dimë se mund të bëjmë gjëra të mira së bashku dhe mund ta ndihmojmë ekipin”, ka thënë Celina.

“Dua që Enes të jetë top golashënuesi, prandaj gjithmonë shikoj për të kur e kam topin në mënyrë që ai mund të shënojë gola. E njëjta vlen edhe për Yeboahn”, ka thënë përfaqësuesi i Kosovës më tutje.

Në artikull më tutje thuhet se rrugëtimi i Celinës ka qenë më i rëndë se i shumicës.

I lindur në Prizren më 1996, familja e Celinës kishte udhëtuar 1,751 milje për në Drammen të Norvegjisë në prag të luftës së Kosovës. Është e qartë se kjo ka ndihmuar familjen e Celinës, dhe vlerësimin e tij të lartë për familjen e tij.

“Ishte shumë e vështirë. Nuk dua të hyj në detaje, por ishte shumë e vështirë. Jam shumë i lumtur që mund të bëjë gjëra të mira, dhe provoj të ndihmoj veten dhe familjen time. Familja është gjithmonë më e rëndësishmja dhe gjithmonë do të jetë më e rëndësishmja në jetën time. Është e mrekullueshme të kem mbështetjen dhe përkujdesjen e tyre siç kanë bërë gjithmonë”, është shprehur Celina.

Pranimi i tij që të veshë fanellën e Kosovës, gjë për të cilën nuk ka menduar dy herë, ka sjellë edhe më tepër lumturi në familjen e tij.

“Kjo i bën ata shumë krenarë dhe vendi e do shumë futbollin. Është vërtetë shumë mirë dhe jam shumë i lumtur për vendin tim që tani kemi përfaqësuesen”, është shprehur Celina.

I shquar për qetësinë e jashtëzakonshme në posedimin e topit, dhe si njëri ndër stërvitësit më punëtorë të Cityt, ndoshta është befasi e vogël që Guardiola vlerëson lartë kosovarin.

Dhe, pasi kishte nënshkruar kontratë afatgjate me Cityn në maj, Celina është i gatshëm të shfrytëzojë rastin e tij, pas paraqitjeve në turin parasezonal me klubin në Kinë.

“Më ka bërë të ndihem mirë që ai më pëlqen si lojtar. Ishte normale që u zhgënjeva që nuk mund të rrija aty, por është e mrekullueshme që jam këtu dhe mund të luaj. Shpresoj, në sezonin tjetër, mund të provoj që ta impresionoj atë (Guardiolan) edhe më shumë dhe të mund të qëndroj”, është shprehur Celina.

Fjalët kyçe: Bersant Celina

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play World Soccer Champion
  • Play Urban Basketball
  • Play Supercar Showdown