Çelësi i zgjidhjes është në duar të Isa Mustafës

Insistimi me çdo kusht i bllokut VLAN që të kenë edhe postin e kryeparlamentarit, nga analistët politikë po vlerësohet si pengesë kryesore në zgjidhjen e krizës politike. Sipas tyre blloku pas zgjedhor duhet të heqë dorë nga ky post, që më pastaj vendi të bëhet me institucione shtetërore.

Lajme

05/10/2014 09:58

Për analistin Imer Mushkolaj, synimi i Isa Mustafës për të marrë postin e kreut të Kuvendit mbetet në dëshirën e tij, por, sipas tij, marrëveshja e arritur në mes të partive që përfaqësojnë këtë bllok duhet të rishikohet, shkruan gazeta Tribuna.

“Nuk besoj që zoti Mustafa do të vihet në lajthitje karshi situatës së krijuar dhe të vazhdojë ta kërkojë këtë post ngase e ka të qartë se nuk mund ta marrë. Bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, besoj që është aq i ndërgjegjshëm që t’i thërret  mendjes dhe të mos vazhdojë të jetë i dashuruar në posti  e kryeparlamentarit”, ka thënë Mushkolaj.

Albert Krasniqi, nga KIPRED, ka thënë se jo me çdo kusht Blloku mund të realizojë komplet marrëveshjen e seancës konstituive, andaj sipas tij, LAN duhet të bëjë një sakrificë, përkatësisht të sakrifikohet posti  i kryetarit të Kuvendit.

(Tribuna)