‘Çelësi i zemrës’ arrin suksesin e parë, ja sa klikime bëri për pak ditë

Ishte surpriza më e bukur që Xhensila i pati bërë Besit në dasmën e tyre.

ShowBiz

02/01/2018 22:28

Fjala është për këngën ‘Çelësi i zemrës’, të cilën Xhensila me plotë dashuri e këndoi ‘live’ përpara Besit dhe dasmorëve, shkruan lajmi.net

E ndërsa tani, kënga është finalizuar edhe me klip.

Në klip personazhet janë Xheni dhe Besi të cilët përmes këtyre minutave transmetuan vetëm dashuri.

Kjo këngë u pëlqye aq shumë saqë për pak ditë ka arritur shifrën e 1 milion klikimeve në kanalin Youtube.

Për gjithë mbështejën e dhënë, Xhensila është shumë falënderuese./Lajmi.net/

YouTube player