Çelësi i lumturisë tek çiftet mbi 65 vjeç

Shëndet më të mirë fizik dhe nivele më të larta të frekuencës seksuale në mesin e njerëzve mbi moshën 65 janë të lidhura me nivelet më të larta të kënaqësisë martesore, sipas një studimi të fundit.

Lifestyle

16/10/2014 18:50

Nodhitë seksuale tek të rriturit më të vjetër nuk duhen të kufizohen në marrëdhënie vaginale dhe orgazma.

Çdo lloj i prekjes seksuale dhe kënaqësisë llogaritet si një frekuencë seksuale midis çifteve të vjetër, thonë hulumtuesit nga Universiteti John Hopkins, transmeton Lajmi.net.

Për të arritur në këtë përfundim, ekipi shqyrtoi të dhënat nga 732 çifte të moshës 65-74.

Ata shikuan shëndetin fizik dhe mendor, kënaqësinë martesore dhe aktivitetin seksual. “Nuk është se më shumë seks do të thotë më shumë lumturi në martesë. Më shumë seks mundet vetëm që të çojë në shëndet më të mirë fizik dhe mendor”, tha psikologu Max Wachtel në një raport të 9News.com.

Pavarësisht nga lloji i aktivitetit seksual, shumica e tij ka një rezultat pozitiv, përfunduan hulumtuesit, transmeton Lajmi.net.

Studime të mëparshme kanë treguar se lumturia është e lidhur me frekuencën e aktiviteteve seksuale tek të rriturit dhe lumturia martesore është më e fuqishme nëse ka kënaqësi seksuale.

Studimi u publikua në Revistën e Biomjekësisë.