Çelaj: Si kryetar do t’i sigurojë banesë Shpend Ahmetit, se është “pa kulm mbi kokë” (Video)

“Fusha e kulturës është pika më dobët e ekzekutivit aktual”.

Lajme

26/09/2017 21:36

Kështu ka thënë, Lirak Çelaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës.

“Thuajse nuk ka ekzistuar Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës”, thote Çelaj.

Kandidati i PDK-së për Prishtinën ka thënë se, hapin e parë që do ta bëjë është Këshilli i Arteve, i cili ka me vendos se qysh ka me shpërnda fondin, të cilin komuna do të ndaj.

Ai, në vazhdim, duke folur për punën në Komunën e Prishtinës, ka mohuar zanat se ai dhe PDK kanë qenë bllokues.

“Një vjet e më shumë, Shpend Ahmeti, nuk ka marrë pjesë në punimet e Kuvendit, prandaj ai është bllokues”, ka thënë Çelaj në Rrokum Roll.

Çelaj ka lëshuar akuza ndaj kryetarit aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti, për të cilin tha se, “nuk e gajle pse thotë vazhdimisht të pavërteta”. /Lajmi.net/

YouTube player