Çelaj paralajmëron padi ndaj Ahmetit

Zv.Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Lirak Çelaj i kontaktuar nga Indeksonline, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetari të Prishtinës Shpend Ahmeti, që ka thënë se Çelaj ka pasur gisht në ndërrim të gjykatësit të lëndës që sipas Ahmetit i ka pamundësuar kësaj gjykate marrjen e një vendimin në favor të Komunës.

Lajme

16/07/2015 19:30

“Është e turpshme qysh pafundësisht vazhdojnë shpifjet e tyre. Nuk mund të besoj se mund të shpifin deri në këtë shkallë. Gjykatat janë të pavarura dhe ministria nuk ka dorë në to”, ka thënë Çelaj për Indeksonline.

Ai më pas ka thënë se do të ngritë edhe padi cilive, transmeton Indeksonline.

“Unë do të ngreh padi civile ndaj Shpend Ahmetit, sepse përgjegjësinë për këtë komunikatë e mbanë ai. Procedurat për ndërrimin dhe avancimin e gjykatësve i mbanë Këshilli Gjyqësor, e jo Ministria”, ka shtuar ai në prononcim për Indeksonline.

Sipas Çelajt, Ahmeti ka se me çka të merret se sa që merret me këto gjëra.

Megjithatë aksionarët e emëruar nga kryetari, Shpend Ahmeti kanë dhënë dorëheqje. Në këtë mënyrë sipas Komunës komisionet aksionare të pakompletuara bëjnë që tërë komisionet, edhe ato të Kuvendit të jenë jofunksionale.