Çeku priti në takim ambasadoren franceze Daviet

Ministri në detyrë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku ka pritur sot në takimambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet.

Lajme

20/10/2014 15:45

Ministri Çeku e njoftoi ambasadoren Daviet të cilën me arriturat e deritanishme të FSK-së. Ai, me këtë rast, e ka falënderuar ambasadoren e Francës Daviet për bashkëpunimin ndërmjet të dyja vendeve, me theks të veçantë për ndihmën  për Forcën e Sigurisë të Kosovës.

Ndërkaq, ambasadorja Maryse Daviet ka falënderuar ministrin Çeku, për pritjen dhe premtoi angazhimin e saj edhe në të ardhmen, për vazhdimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes dyja vendeve dhe dy ministrive përkatëse.