Çeku: Ne kemi të drejtë të festojmë sikurse Opozita që ka të drejtë protestojë

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Agim Çeku, ka konsideruar se festimi i anëtarësisë së partisë së tij nëpër degët e qyteteve të Kosovës është sukses i një lidershipi për 17 vjeçar dhe është organizim spontan.

Lajme

25/02/2016 18:07

Ai ka thënë se gjithkush ka të drejt të festojë dhe të protestojë, gjë që ia lejon Kushtetuta e Kosovës.

“Unë mes a e di është organizim spontan i degëve, konsiderojmë si një sukses të një lidershipi 17 vjeçar të Partisë Demokratike të Kosovës. Gjithkush ka të drejt të festojë. Aq sa kanë të drejt të protestojnë, të tjerët kanë të drejt të festojnë. Uroj që të mos të ketë kurrfarë problemi dhe të shkojë në mënyrën më të mirë”.

Ai ka thënë se pozita nuk është duke nxitur asgjë, për shkak se sipas tij, opozita është duke protestuar nëpër shumë qytete të Kosovës, dhe kurrë nuk është kuptuar si nxitje.

“Opozita ka kohë që janë duke protestuar, protesta të shumta edhe në Prishtinë dhe në qytete të tjera, dhe asnjëherë nuk është kuptuar si nxitje. Kjo thjesht është një moment festiv dhe presidenti duhet me qenë gjithmonë moment festiv për të gjithë qytetarët”, ka thënë Çeku për Indeksonline.

Sipas ish kryeministrit zgjedhja e presidentit është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe është vullnet i shumicës parlamentare.

“Zgjedhja e presidentit është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe kësaj radhe do të zgjidhet në përputhje me Kushtetutën. Në Parlament është vendosur vullneti i shumicës të qytetarëve të Kosovës dhe ajo shumicë e ka edhe të drejtën dhe legjitimitetin që ta zgjedh presidentin”, ka thënë Çeku.