Çekia kundër tërheqjes së EULEX-it nga Kosova

Ministri brendshëm çek, Milan Chovanec thotë se është e pamundur që EULEX të tërhiqet brenda 2 vjetëve. Sipas tij, ky mision do të duhej të largohej vetëm atëherë kur Kosova dhe Serbia të pranohen në BE. 

Lajme

11/07/2014 11:35

Republika Çeke shprehët kundër zvogëlimit të numrit të policëve të EULEX-it në Kosovë, posaçërisht të atyre çekë që operojnë në pjesën veriore të Kosovës.

Ministri i Brendshëm i Çekisë, Milan Chovanec, ka deklaruar mbrëmë në Prishtinë se është e pamundur që tërheqja e misionit për sundimin e ligjit, EULEX, të bëhet brenda dy vjetëve.

“Numri i policëve të EULEX-it, nuk do të duhej të reduktohet. Ata janë faktor kyç të cilët vazhdojnë të ruajnë gjendjen e mirë. Policët do të qëndrojnë përderisa është e nevojshme”, ka thënë Chonavec për agjencinë çeke, CTK.

Chovanec ka thënë se tërheqja e këtyre policëve do të ishte mirë të bëhej kur Kosova dhe Serbia të kenë pranuar rregullat me standarde europiane.

“Zgjidhja ideale do të ishte atëherë kur Serbia dhe Kosova do të futeshin në BE dhe të pranonin rregullat europiane”.