lajmi.net

Cech në shitje

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka bërë me dije se Petr Cech mund të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës. ‘Special One’ i është referuar Mark Schwarzerit si portieri i dytë i ekipit.

Sport

01/08/2014 09:40

Jose Mourinho ka dhënë indikacione se Petr Cech mund të largohet nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Pas rikthimit të Thibaut Courtois nga periudha e huazimit në Atletico Madrid, qarkullojnë spekulime se reprezentuesi i Republikës së Çekisë do të humbë statusin e titullarit në Stamford Bridge.

Dhe, menaxheri Jose Mourinho ka shtuar gjasat për largimin e Cechut duke iu referuar Mark Schwarzerit si “portieri i dytë”.

“Petr është duke luftuar për pozitën e tij por Thibaut është portieri më i mirë i ri në botë, nuk ka dyshime”, deklaroi Mourinho për “Evening Standard”.

“Ata do të luftojnë dhe për mua është një problem i mirë sepse duhet të marrim një vendim. Ne jemi një klub që dëshiron të jetë i fuqishëm dhe dëshiron të ketë mundësi të mira për të luftuar për tituj dhe të ketë konkurrencë për vende”, shtoi ai.

“Por, e di se Mark Schwarzer është portier shumë i mirë, dhe është i gatshëm të jetë portieri ynë i dytë, njësoj sikurse në edicionin e kaluar kur bëri paraqitje të mira se herë që patëm nevojë për të”, përfundoi Mourinho.

Cech në shitje

Rikthimi i Thibaut Courtois në Chelsea, do të detyrojë portierin Petr Cech që të largohet nga klubi, gjatë këtij afati kalimta të verës.

Sport

11/06/2014 15:02

Chelsea do ta shesë portierin Petr Cech gjatë verës derisa përgatitet të bëjë Thibaut Courtois numrin 1 të ri në sezonin e ardhshëm, ka njoftuar Goal.com.

Jose Mourinho ka bërë të qartë se dëshiron që belgu të rikthehet në Stamford Bridge pas periudhës së katërt të huazimit në Vicente Calderon.

Menaxheri i Blues beson se belgu është i gatshëm të dëshmohet te gjiganti londinez, si portier i parë, dhe detyrojë Cechun që të kërkojë një skuadër të re.

Courtois, 22-vjeç ka sugjeruar se është i gatshëm të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare të ofruar nga Chelsea, në vend të marrëveshjes aktuale që vlen për dy edicione të tjera.

Gjiganti londinez pritet të inkurajojë Cechun, që të gjejë një klub të ri, gjatë këtij afati kalimtar të verës. 

LM