Cech në Romë

Portieri i Chelseas, Petr Cech do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni. Ai ka pranuar një ofertë nga Roma.

Sport

12/12/2014 08:55

Petr Cech do të largohet nga Chelsea pas përfundimit të këtij sezoni.

Portieri i Republikës çeke nuk është më titullar tek Blues pas rikthimit të Thibaut Courtois nga periudha e huazimit trevjeçar në Atletico Madrid.

Dhe, atij nuk i ka mbetur asgjë tjetër përveç se të largohet nga Stamford Bridge.

Andaj, sipas “Sky Sport”, Cech ka pranuar ofertën e Romës për të zëvendësuar Morgan de Scantisin në portën e Giallorossëve për sezonin e ri.

Trajneri i Romës, Rudi Garcia dëshiron ta ketë Cechun në portë për edicionin e ardhshëm pas disa gabimeve të rënda të De Scantisit gjatë këtij stinori.