Cech ndahet nga Chelsea

Portieri i Chelseas, Petr Cech ka kërcënuar se do ta shkëpus kontratën në rast se nuk përmirësohet gjendja e tij në skuadër ku aktualisht zë vendin e rezervistit të belgut Thibaut Courtois.

Sport

08/10/2014 09:29

Aventura e Petr Cech në Chelsea duket se ka ardhur në fund.

Portieri çek, i cili ka përfunduar në bankën e rezervistëve pasi menaxheri Jose Mourinho para tij preferon belgun Thibaut Courtois është i gatshëm të shkëpus kontratën e tij me Blues, ka bërë të ditur “Sky Sports”.

“Me Evropianin 2016 dhe Kombëtaren në mendimet e mija, nuk kam më kohë të qëndroj në bankinë dhe të mos luaj”, deklaroi Cech.

“Nuk kam biseduar ende me askënd rreth situatës time, por nëse gjërat nuk fillojnë të përmirësohen do të jem i detyruar të shkëpus kontratën”, u shpreh ai.

Cech erdhi në Chelsea në vitin 2004 nga klubi francez, Rennes.