Cech: Humbja më zhgënjeu më shumë se golat e Messit

Petr Cech nuk ëshë i zhgënjyer që pranoi gol për herë të parë në karrierë nga Messi.

Sport

24/02/2016 16:01

Lionel Messi i shënoi golat e parë në karrierë ndaj portierit të Arsenalit, Petr Cech.

Mirëpo, reprezentuesi çek nuk është i zhgënjyer me golat e pësuar nga sulmuesi argjentinas, por me humbjen e skuadrës së tij.

Barcelona e mposhti Arsenalin 0:2 në Emirates në ndeshjen e parë të 1/8 së finales, për t’iu afruar kualifikimit në çerekfinale.

“Jemi të zhgënjyer sepse e humbëm ndeshjen, por jo sepse njëri nga lojtarët më të mirë në histori ka shënuar ndaj meje. Jam i zhgënjyer për dy golat e pësuar të cilët pothuajse na e pamundësojnë kualifikimin tutje. Luajtëm mirë dhe është dashur të shënojmë”, ka thënë Cech, përcjell Lajmi.net.