Ceca nuk kursen fjalët nga takimi me Putinin

Ceca ka qenë më mesin e atyre që u takuan me presidentin rus, Vladimir Putin gjatë vizitës së tij në Beograd.

Lajme

18/01/2019 19:13

Serbët vazhdojnë ta komentojnë vizitën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Në mesin e atyre që kan folur për qëndrimin e Putinit në Beograd të enjten është edhe këngëtarja e mirënjohur serbe, Ceca Raznatoviq.

Ajo takoi Putinin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton lajmi.net. Ceca zgjoi vëmendjen e të pranishmëve dhe më pas foli për përshtypjet e saj gjatë takimit me Putinin.

“Më vjen mirë që kam marrë pjesë, për mua është një nderë i madh në shoqërinë e krerëve, shtetasve dhe ministrave të Qeverisë”, u shpreh Ceca për mediat serbe. /Lajmi.net/