Ceballos, i ‘tradhtuar’ nga Real Madrid

Dani Ceballos dëshironte të shkonte në Liverpool në dimër, por klubi vendosi mos ta linte atë.

Sport

23/02/2018 12:43

Sipas gazetarit spanjoll Cristobal Soria, Reali i Madridit e bllokoi transferimin e Dani Cabellosit në Anfield muajin e kaluar.

“Diçka po ndodhi në këtë tratativë”, ka thënë fillimisht Soria për El Chiringuito TV.

“Ceballos dëshironte të shkonte në Liverpool në dimër, por klubi vendosi mos ta linte atë”, përfundoi gazetari spanjoll.

Por Liverpooli mendohet se nuk do të dorëzohet pasi do të bëjë ofertë edhe gjatë verës për Ceballos, pasi lojtari nuk i mjaftojnë minutat e ofruara në Madrid.