Ç’duhet të jesh për të kuptuar Niçen? – Lajmi.net
Ç’duhet të jesh për të kuptuar Niçen?
Autori: Lajmi.net ArgëtimBibliotekaFun 17:47, 16 June 2018
Fridrih Niçe dhe librat e tij janë të rezervuar ndaj pak njerëzve.

Ndoshta janë po ata që kuptojnë ”Zarathustrën”.

”Vetëm e pasnesërmja më përshtatet. Ndokush vjen në këtë botë postum.”

Që të kuptosh një autor si Fridrih Niçe, thekson ai se si duhet të jesh, shkruan lajmi.net

Lexoni më poshtë:

Duhet të jesh i papërkulshëm deri në ashpërsi në çështjet e shpirtit, për të duruar qoftë edhe vetëm seriozitetin tim, pasionin tim.

Duhet të jesh i përshtatur të jetosh në male, për të parë poshtë vetes pallavrat meskine të epokës mbi politikën dhe egoizmin e popujve. Duhet të jesh bërë indiferent, nuk duhet të pyesësh kurrë nëse e vërteta shërben, nëse për dikë ajo shndërrohet në fat të pashmangshëm…

Duhet një prirje drejt forcës për të bërë pyetje të cilat asnjëri sot nuk ka kurajë t’i bëjë; kuraja për të ndaluarën, prirja për labirintin. Një përvojë përmes shtatë vetmish. Veshë të rinj për një muzikë të re. Sy të rinj për të parë shumë larg. Një ndërgjegje të re për të vërteta deri më sot të mbetura memece. Dhe vullnet për të bërë ekonomi në shkallë të gjerë: të ruash të paprekur energjinë tënde, entuziazmin tënd…dhe respekt për vetveten, dashuri për vetveten, liri të pakushtëzuar drejt vetvetes…

Kështu janë lexuesit e Niçes, i cili në librin ‘Antikrishti’ e quan tepricë njerëzimin, ndërkaq lexuesin e nxitë të qëndrojë më lart se njerëzimi për nga forca, lartësia e shpirtit, përçmimi… /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO