“Çdo marrëveshje me Kosovën, për Serbinë do të ishte më mirë se gjendja e tanishme” – Lajmi.net
“Çdo marrëveshje me Kosovën, për Serbinë do të ishte më mirë se gjendja e tanishme”
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 20:03, 11 September 2018
Disa muaj më parë serbët në heshtje filluan të mbronin idenë e ndarjes së Kosovës apo shkëmbimin e territoreve me Kosovën, të marrin veriun e Mitrovicës dhe Kosova të marrë pjesën e Luginës së Preshevës.

Por, mediat kroate shkruajnë se Aleksandar Vuçiq ka tre pengesa për marrëveshje të mundshme me Kosovën. E para, sipas ‘Vecernji list’, është për shkak se një numër i madh i njerëzve në Serbi e kundërshtojnë idenë e ndarjes së Kosovës. Derisa Vuçiq flet për ndarjen e Kosovës, Hashim Thaçi nga ana tjetër e mohon një mundësi për një marrëveshje të tillë, ndërsa problemi i tretë është edhe qëndrimi i fuqive të mëdha, transmeton lajmi.net.

“Edhe në rast të ndonjë mrekullie kur Vuçiq dhe Thaçi bien dakord, asgjë nuk mund të bëhet pa “amin” e”Vëllait të Madh”, ka shkruar media në fjalë, duke shtuar se është e vështirë që Shtëpia e Bardhë të pranojë një marrëveshje të këtij lloji ndërmjet dy vendeve.

Ndarja mund të ketë efekte negative dhe të përhapet si “zjarr” në pjesë të Evropës dhe një ndarje e re kufitare e shteteve është gjëja e fundit që SHBA-të dhe BE duan. Nuk duhet të injorohet influenca e Mbretërisë së Bashkuar, e cila sipas ‘Vecernji list’ nuk është ide e mirë.

Çdo herë sipas medias në fjalë, pa marrë parasysh që situata në Kosovë nuk është e mirë për çdo serb, realiteti është siç është. Në qoftë se një marrëveshje për ndarjen e një pjese të Serbisë që ka marrë një pjesë të diçkaje që nuk ishte “de facto” e saj për 20 vite dhe duke shikuar klimën në politikën globale, çdo marrëveshje për Serbinë do të ishte më e mirë sesa gjendja e tanishme.

“Ndoshta do të ishte më mirë për të ardhmen evropiane të Serbisë dhe anëtarësimin e famshëm të saj në BE. Kështu serbet ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe kështu të humbin çdo të drejtë për një vend ku gati një mijë vjet më parë lindi shteti serb”, shkruan portali kroat, Vecernji list.

Në fund të fundit, asnjë politikan nuk ka të drejtë të vendosë, as ata që jetojnë në Beograd, Novi Sad dhe qytete të tjera jashtë Kosovës nuk kanë të drejtë të vendosin se si dhe në çfarë forme territoriale të jetojnë serbët në Kosovë. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO