“Çdo gjë ishte kundër nesh”

Burim Kukeli ka thënë se në ndeshjen kundër Izraelit çdo gjë ka shkuar kundër tyre

Sport

13/11/2016 08:08

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Burim Kukeli e pranon se në ndeshjen kundër Izraelit ka shkuar çdo gjë keq për ta, duke e cilësuar veten si të pafat.

Por, ai insiston se gjëra të tilla mund të ndodhin në futboll.

“Na vjen keq me mënyrën se si u zhvillua ndeshja dhe gjera të tilla në futboll mund të ndodhin. Edhe penallti edhe karton i kuq është shumë. Çdo gjë ishte kundër nesh”, tha Kukeli pas ndeshjes.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.