“Çmenduri” kroate në Rusi, ja çfarë po ndodhë në Moskë

Ata e kanë shpalosur edhe një flamur gjigant të Kroacisë.

Sport

15/07/2018 15:27

Në Moskë po mbretëron një atmosferë e jashtëzakonshme para finales së Kupës së Botës.

Kroatët kanë pushtuar sheshin te Manezhnaya Square, përcjellë “Lajmi.net”.

Tifozët kroatë janë në një numër masiv, derisa po këndojnë këngë patriotike, transmeton “Daily Mail” nga  vendi i ngjarjes.

Ata e kanë shpalosur edhe një flamur gjigant të Kroacisë.

Sfida e shumëpritur fillon në ora 17:00. /Lajmi.net/