Çavkov: Siguria stabile edhe pse ka “kërcënime të caktuara”!

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Mitko Çavkov, ka vlerësuar se gjendja e sigurisë në Maqedoni është stabile, edhe pse ka njohuri të caktuara se individë ose grupe do të kryejnë sulme të caktuara ndaj individëve apo objekteve në shenjë hakmarrjeje për aksionin e policisë së Maqedonisë në Kumanovë.

Lajme

10/06/2015 19:42

Sipas tij, këto njohuri inicojnë në mundësi për kërcënime asimetrike të individëve apo grupeve, raporton Shenja.mk.

“Kështu rritja e nivelit të sigurisë në drejtim të ngritjes së nivelit operativ është pikërisht në këtë drejtim për të parandaluar ose penguar aktivitete të tilla. Por në të njëjtën kohë ne jemi të detyruar të theksojmë mundësinë për rreziqe të tilla”, tha Çavkov, pas mbledhjes ministrore të Iniciativës rajonale MARRI në Shkup.

Ai sot në margjinat e takimit kishte bisedë të shkurtër me Skender Hysenin, ministër i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, e cila prej sot është anëtare e Iniciativës MARRI. Kjo është vizita e parë e Skender Hysenit pas aksionit të policisë në Kumanovë në Lagjen e Trimave, por ministri kosovar nuk ka pranuar t’u flasë gazetarëve që kanë pyetur për këtë ngjarje dramatike