Cavani takohet me PSG-në pas sherrit me Neymarin, përkeqësohet situata

Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG, javën e kaluar ka negociuar me Cavanin dhe përfaqësuesit e tij për të arritur një marrëveshje pas sherrit në mesin e fushës më 18 shtator në fitoren 2-0 ndaj Lyon.

Sport

25/09/2017 12:22

Mosmarrëveshjet e Edison Cavani-t me shokun e skuadrës së Paris Saint-Germain Neymar janë përkeqësuar.

Kjo pasi uruguaiani ka refuzuar 1 mln euro për t’i dorëzuar penalltitë brazilianit, sipas raporteve në Spanjë.

El Pais pretendon se Cavani-t i është ofruar një pagesë, e cila është e ngjashme me bonusin që do të merrte nëse do të dilte golashënuesi më i mirë i klubit në Ligue 1, por sulmuesi ka refuzuar ofertën.