Cavani, sulmues me zemër të madhe

Edinson Cavani konsiderohet si aktualisht një prej sulmuesve më të mëdhenj në botën e futbollit. Por, me një veprim që bëri të premten mbrëma, ai dëshmoi se e ka edhe zemrën e madhe. Para fillimit të ndeshjes mes Paris Saint-Germain dhe Bordeaux në kuadër të Ligue 1, Cavani u takua me një tifoz me aftësi të…

Sport

14/09/2013 14:15

Edinson Cavani konsiderohet si aktualisht një prej sulmuesve më të mëdhenj në botën e futbollit. Por, me një veprim që bëri të premten mbrëma, ai dëshmoi se e ka edhe zemrën e madhe.

Para fillimit të ndeshjes mes Paris Saint-Germain dhe Bordeaux në kuadër të Ligue 1, Cavani u takua me një tifoz me aftësi të kufizuara i cili kërkoi prej tij t’ia dhurojë fanellën, pas përfundimit të ndeshjes.

PSG fitoi me rezultat 2-0, kurse në fund të ballafaqimit Cavani ia plotësoi dëshiron duke ia dhuruar fanellën e tij.

Gjesti i yllit uruguaian është përmendur si shembull në mediat franceze.