Cavani nuk udhëton me ekipin në Hong Kong

Edinson Cavani nuk ka udhëtuar fare me ekipin e PSG-së për në Hong Kong. Spekulohet se uruguaiani mund të largohet nga Franca, por zyrtarisht thuhet se është me grip.

Sport

26/07/2014 21:51

Fillon çështja Cavani. Sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani nuk ka udhëtuar fare për në Hong Kong me pjesën tjetër të skuadrës.

Sulmuesi uruguaian thuhet se ishte me grip, prandaj ka qëndruar në Francë derisa të shërohet. Kështu të paktën shkruan e përditshmja L’Equipe.

Por, e vërteta mund të qëndrojë diku tjetër. Mediat kanë shkruar vazhdimish se ish futbollisti i Palermos dhe Napolit dëshiron të largohet nga PSG.

Ai mund t’u bashkohet shokëve në Hong Kong pas disa ditësh, por Manchester United është në pritje të transferimit të tij.