Cavani në Premierligë?

Chelsea ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Edinson Cavani.

Sport

09/05/2018 10:53

Chelsea ka identifikuar përforcimin e madh në sulm, për afatin kalimtar të verës.

Mediat angleze kanë njoftuar se “Blues” kanë shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Edinson Cavani.

Cavani po ashtu kërkohet edhe nga Juventus, përcjell “lajmi.net”.

Por, Chelsea beson se mund ta bind Parisin për shitjen e tij me një ofertë më të mirë se “Bianconerët”. /Lajmi.net/