Cavani me super lajm për Real Madridin

Edinson Cavani mirëpret interesimin nga Real Madrid.

Sport

27/07/2018 14:53

Edinson Cavani është i gatshëm të largohet nga Paris Saint-Germain.

E përditshmja sportive madrilene “AS” raporton se sulmuesi uruguaian mirëpret mundësinë e transferimit në Real Madrid.

“Los Blancos” spekulohet se kërkon Cavanin si pasardhës të Cristiano Ronaldos, pas transferimit të portugezit në Juventus, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, kontaktet e para kanë sjellë indikacione pozitive nga Cavani i cili mirëpret mundësinë e transferimit në Santiago Bernabeu, përderisa Real Madrid arrin marrëveshje me PSG-në për blerjen e tij. /Lajmi.net/