Cavani: Ja ku do të luaj në sezonin e ri

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani, ka insistuar se nuk planifikon të largohet nga klubi, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

16/04/2015 13:20

Edinson Cavani nuk dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain.

Edhe pse është në qendër të spekulimeve të vazhdueshme për ndarje me gjigantin francez, ylli uruguaian ka bërë të ditur se planifikon të mbetet në Parc des Princes.

“Flitet shumë për të ardhmen time”, deklaroi Cavani për “Sky Sport”.

“Do të mbetem këtu dhe të respektoj kontratën sepse mendoj të paraqitem sa më mirë për Paris Saint-Germain”, u shpreh ai.