Cavani ia bën ‘bajat’ Neymarit

Edinson Cavani ka theksuar se interesimi i skuadrës është më i rëndësishëm se ai personal te Paris Saint-Germain.

Sport

23/11/2017 10:05

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani ka theksuar se interesimi i skuadrës është më i rëndësishëm se ai personal te ekipi francez.

Në deklaratat që mund të shihen si mesazh për bashkëlojtarin e tij, Neymar, Cavani theksoi rëndësinë e ekipit mbi të gjitha në Parc des Princes, përcjell “lajmi.net”.

“Gjëja më e rëndësishme është objektivi i grupit”, deklaroi Cavani pas fitores ndaj Celticut me rezultat 7:1. /Lajmi.net/