Cavani fillon bisedimet me top klubin nga Serie A

Edinson Cavani nuk është kundër largimit nga Paris Saint-Germain.

Sport

21/07/2018 11:03

Edinson Cavani nuk i mbyllë dyert e rikthimit në Napoli.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain spekulohet me rikthim në Serie A ku ka zgjuar interesim nga ish skuadra e tij.

“Corriere dello Sport” shkruan se Cavani po ashtu mirëpret mundësinë e rikthimit në San Paolo, përcjell “lajmi.net”.

Cavani i ka dërguar mesazhe drejtuesve të Napolit duke u bërë me dije se ka gatishmëri për largim nga Paris Saint-Germain nëse skuadra italiane arrin ta bind klubin e pasur francez për shitjen e tij. /Lajmi.net/