Cavani arrin marrëveshje me top klubin nga La Liga

Edinson Cavani ka ofertë për largim nga Paris Saint-Germain.

Sport

08/05/2018 07:09

Atletico Madrid ka një marrëveshje në parim me Edinson Cavanin që ai të jetë zëvendësues i Antoine Griezmann.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se sulmuesi i Paris Saint-Germain mund të jetë blerja e madhe e klubit nga Wanda Metropolitano, në rast të shitjes së Griezmannit, pas përfundimit të këtij sezoni.

Griezmann kërkohet nga rivali i La Ligës, Barcelona, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, Cavani mund të jetë zëvendësuesi i tij pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/