Cavani apo Neymar, PSG vendos se kush do t’i ekzekutojë penalltitë (FOTO)

Paris Saint-Germain ka marrë vendimin e fundit.

Sport

20/09/2017 07:24

Paris Saint-Germain ka vendosur se kush do t’i ekzekutojë penalltitë pas përplasjes mes Neymar dhe Edinson Cavani në ndeshjen kundër Olympique Lyon në Ligue 1.

Cavani u bë gati të gjuante nga pika e bardhë kur Neymar ia kërkoi topin. Uruguaiani nuk e dëgjoi dhe goditi duke e humbur penalltinë.

Por, radiostacioni francez “RMC” raporton se Cavani prapë do të vazhdojë me ekzekutimin e tyre, përcjell “lajmi.net”.

Neymar raportohej se kishte kërkuar penalltinë nga Cavani sepse në kontratën e tij në Paris Saint-Germain ka të përfshirë një bonus prej 1 milion euro nëse e përfundon sezonin si golashënuesi më i mirë i ekipit. /Lajmi.net/